Vashat dardane triumfojnë në miqësoren ndaj Estonisë NULL NULL 28.06.2025 18:10 28.06.2025 18:10 Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave e ka fituar miqësoren ndaj Estonisë. Rezultati në fund të takimit ishte 0-1, ku pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, 0-0. Goli erdhi pas një ore e 12 minutave lojë, ku “Dardanet” kaluan në epërsi me anë të Aurela Imearjt, njofton Klankosova.tv. Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka tri fitore, një barazim dhe një humbje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.