Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vasfije Krasniqi do të dëshmojë para Komitetit amerikan – publikohet dokumenti

NULL NULL
27.04.2019 17:23

Është publikuar njoftim-dokumenti që tregon se e mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije Krasniqi, do të dëshmojë para Komitetit për Punë të Jashtme në Shtetet e Bashkuara.

Në seancën dëgjimorë e cila pritet të zhvillohet më 30 Prill të këtij viti, pritet të marr pjesë edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga si dhe Ilir Bytyqi i cili ka humbur tre vëllezërit e tij gjatë luftës në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se Kryetar i këtij Komiteti është miku shumë i madh i shqiptarëve Eliot Engel.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, ndiqeni rrëfimin e Vasfije Krasniqit në emisionin Info Magazine.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.