Varroset sot Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan NULL NULL 07.07.2025 17:14 07.07.2025 17:14 Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan, pak pasi u arrestua nga policia do të varroset sot në orën 19:00. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit, të cilët bën të ditur se varrimi i 27 vjeçarit do të behët në varrezat e Banullës. Agon Zejnullahu është i riu që vdiq në orët e para të së hënës në Lipjan. Sipas policisë, viktima dyshohej se ishte në gjendje të dehur, derisa po sulmonte edhe kalimtarë e automjete në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Klankosova.tv po ashtu ka bërë të ditur se njësitet policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë viktimës. Pamje nga vendi ku vdiq i riu në Lipjan (FOTO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 5 orë më parë