Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike shqiptare NULL NULL 14.05.2025 17:52 14.05.2025 17:52 Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është varrosur nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj. Ai tha se ajo ishte grua fisnike shqiptare, që fëmijët e saj i brumosi në frymën kombëtare dhe patriotike, përcjell Klankosova.tv. “Sot i dhamë lamtumirën e fundit nënës Zyhra, nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj. Nëna Zyhra ishte një grua fisnike shqiptare, që fëmijët e saj i brumosi në frymën kombëtare dhe patriotike. Ajo ia fali Kosovës djalin dëshmor, Agronin, ndër luftëtarët më të zotë që kishte Dukagjini e mbarë Kosova”. “Gjithashtu, me bashkëluftëtarë, miq e familjarë, morëm pjesë në varrimin e Gjylfidane Dervishajt, duke ndarë dhimbjen në këtë ditë të rëndë. Bashkëndjejmë dhimbjen me këto familje. Ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025