Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Varroset Bleranda Curri

NULL NULL
24.02.2017 16:45

Është varrosur, Bleranda Curri, që u shkel për vdekje nga një veturë mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë, njofton Klan Kosova.

Bleranda është varrosur afër varrit të babait të saj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Korreticë të Drenasit.

Para varrimit për Klan Kosovën ka folur axha i Blerandës, Bujar Curri.

Ai deklaroi për Klanin se Bleranda dje, e enjte, kishte qenë në Drenas për të kryer punë rreth një patentshoferi.

Ajo më pas kishte hipur në autobus për t’u kthyer në banesën ku jetonte me nënën e saj në Fushë Kosovë.

Kur Bleranda, 20 vjeçare, kishte zbritur nga autobusi, duke kaluar zebrat ishte goditur nga një veturë me shpejtësi tepër të madhe.

Bujari ka treguar për Klan Kosovën se vozitësi, Admir Salihu, 24 vjeçar, është ndaluar dhe është interesuar për viktimën.

“Familjen e Amir Salihu e kemi lejuar edhe të marrë pjesë në varrim e në të pame”, ka treguar Curri.

Pas varrimit pritet që të bëhet edhe falja e gjakut nga Familja Curri për familjen Salihu.

fafafagagag

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.