Varroset aktori Blerim Peci NULL NULL 09.12.2017 16:43 09.12.2017 16:43 Është varrosur aktori i mirënjohur kosovar Blerim Peci. Pavarësisht shiut të madh shumë njerëz kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tij, njofton Klan Kosova. Ndërsa gjatë ditës figura nga politika, kultura e shumë qytetarë e kanë nderuar aktorin duke bërë homazhe në shtëpinë e kulturës “Rexhep Mitrovica”. Peci ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit, njofton Klan Kosova. Ndryshe, ai njihej si njëri prej humoristëve më të pëlqyer në vend – karrierën e kishte nisur në emisionin “Show Meselation”. Ndërsa në vitet e fundit aktori ka qenë pjesë e emisionit humoristik “Vikendi” i cili është transmetuar në televizionin publik. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025