Varrosen policët e vrarë NULL NULL 10.05.2015 16:31 10.05.2015 16:31 Pas faljes së drekës, sot në Studeniçan të Shkupit u bë varrimi i Isamedin Osmani, pjesëtar i njësitit për intervenim të shpejtë. Osmani u vra gjatë përleshjeve të djeshme mes forcave të policisë dhe grupit të armatosur në Kumanovë dhe është njëri nga tetë policët e vrarë gjatë krizës dyditore në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë. Ndërkaq tre policë të tjerë janë varrosur me nderimet me të larta policore në Tetovë, Zubovcë dhe Bërvenicë. Në qytetin e Tetovës, ku ishin prezentë edhe drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, është varrosur polici Sasho Samojllovski i lindur në vitin 1982 nga Tetova. Në ceremoninë e varrimit të tij morën pjesë edhe Ministrja Jankullovska, dhe njeriu i parë i sigurimit shtetëror Sasho Mijallkov. Sot janë varrosur edhe Nenad Serafimovski i lindur në vitin 1987 në fshatin Zubovcë të Gostivarit dhe Zharko Kuzmanovski i lindur në vitin 1981 në fshatin Brvenicë të Tetovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Digjen dy kontejnerë në vlerë prej 36 mijë euro në Skenderaj, në vendngjarje kishte mbishkrime “SRB dhe 4S" 16 minuta më parë