Varrosen burrë e grua që vdiqën në aksident (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 30.07.2022 20:31 nga Agnesa Sahiti 30.07.2022 20:31 Të shtunën në varrezat e fshatit Jançisht të Malishevës në ora 18:00 iu dha lamtumira e fundit Shemsedin dhe Mervete Sopajt. Në ceremoninë e varrimit të çiftit, që vdiq të premten në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë, kishte shumë pjesëmarrës. Për krejt xhematin që zor se i zinte hapësira e varrezave falënderuese është nëna e 36 vjeçarit. Shukrije Sopa tregoi se edhe gjendja shëndetësore e fëmijëve të të ndjerëve po shkon drejt përmirësimit. E babai i nuses, Fehmi Morina, që me zor i mban lotët, ka pak më shume një javë prej kur i vdiq edhe bashkëshortja. Letër ngushëllimi familjes Sopa iu nisi edhe kryeministri Albin Kurti, derisa dyert e hapura për ngushëllime do të qëndrojnë deri të hënën.