Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Varri i Isa Boletinit do të mbetet bosh (VIDEO)

NULL NULL
14.05.2015 20:27

Varri që ishte përgatitur për eshtrat e rivarrimit të Isa Boletinit është bosh. Ai edhe do të mbetet i tillë, sepse vendimi i fundit thotë se eshtrat e heroit do të rivarrosen në Vlorë.

Ky vendim i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë, po konsiderohet si gabim nga banorët e Boletinit, njofton Klan Kosova.

Rrustem Xhemajli, i afërm i Isa Boletinit, dëshiron që heroi të rivarroset në tokën e të parëve.

Ata thonë se Isës do t’i kthehet nami vetëm kur eshtrat e tij të kthehen pranë Kodrës së Sokolicës.

Qeveria e Kosovës qysh në vitin 2004 pati vendosur që heroi të rivarrosej në Boletin, pasi dihej se eshtrat ishin kthyer nga Mali i Zi.

Klan Kosova, muaj më parë përgatiti edhe një dokumentar dedikuar rrugëtimit të këtyre eshtrave për më se një shekull nga vrasja në Podgoricë. Kockat edhe në këto momente mbahen të fshehura nga të afërmit e Isës.

Kronikë e përgatitur nga gazetari Vullnet Krasniqi.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.