Varreza masive në Zubin Potok: Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve NULL NULL 29.07.2026 11:13 29.07.2026 11:13 Sot pritet që Prokuroria Speciale të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për dy të ndalurit në Zubin Potok, për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta. Dy të dyshuarit, M.J., dhe M.B., u ndaluan pasi në Zubin Potok u gjet një varrezë masive me mbetjeje mortore, që dyshohet se i përkasin 23 intelektualëve të Mitrovicës, të ekzekutuar nga forcat serbe në vitin 1999. Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante kanë zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut.