Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Varroset Kaqun Lima, shef i operativës në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë

NULL NULL
09.07.2025 18:51

Është varrosur Kaqun Lima, shef i operativës në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë, i cili vdiq dje derisa ishte në detyrë.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime për familjarët, kolegët dhe miqtë, duke thënë se i dhanë lamtumirën me zemër të rënduar.

“Ai ra në krye të detyrës në shërbim të qytetarëve të komunës sonë, duke na kujtuar edhe një herë se heronjtë nuk kërkojnë vëmendje – por veprojnë në heshtje”.

“Pusho në paqe, mik i dashur i qytetit tonë. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve”, tha Gjini. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.