Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Varfërimi” i Gjermanisë: Kurti e Gërvalla, si Enver Hoxha dikur (VIDEO)

NULL NULL
06.02.2025 20:51

Në tubimin e së martës me llapjanët në Podujevë, kryeministri Albin Kurti bëri një krahasim mes Kosovës që e kryeministron dhe që është vendi më i varfër në Evropë, me superfuqinë ekonomike të kontinentit, Gjermaninë.

Këtë informacion, Kurtit mbase mund ta ketë marrë nga zëvëndësja e tij, Donika Gërvalla Shwarz, e cila nuk hezitoi hiç të lëshojë një deklaratë bombë kur në një intervistë për teve1 tha se po takon kosovarë që po kthehen në Kosovë nga diaspora, me pretendimin se këndejpari gjendja është mozomakeq, raporton Klan Kosova.

Këto deklarata ishim brumë i mirë për gallata në internet, e jo vetëm.

Ato u krahasuan me propagandën që bëhej në Shqipëri në kohën e Enver hoxhës, siç e paraqet edhe një skeç i paharruar, kur një besnik i liderit izolacionist në Tiranë, i lexon një qytetari të lodhur lajmet e pushtetit për papunësinë në Amerikë.

Kronikën e plotë e gjeni më poshtë:

lajme të ngjashme