Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Varfëria shkurton jetën, sipas studiuesve

NULL NULL
21.09.2024 07:38
Foto ilustruese, varfëria
Foto ilustruese, varfëria

Varfëria duhet të konsiderohet si një ndër faktorët më të mëdhenj për vdekje të parakohshme. Ky është përfundimi i shkencëtarëve pas analizimit të të dhënave të mbi 1.7 milion njerëzve.

Ky është studimi i parë ku krahasohet ndikimi i statusit të ulët social-ekonomik me kërcënime të tjera për shëndetin si: mungesa e ushtrimit, pirja e duhanit, diabeti, tensioni i lartë i gjakut, obeziteti dhe konsumi i alkoolit, transmeton Klankosova.tv.

Njerëzit e varfër kanë gati 1.5 herë më shumë gjasa të vdesin para moshës 85-vjeçare, sesa të pasurit.

Studiuesit kombinuan të dhënat nga 48 studime që përfshijnë më shumë se 1.7 milion pjesëmarrës nga Britania e Madhe, Franca, Zvicra, Portugalia, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia.

lajme të ngjashme