VAR-i ia ndal gëzimin Llapit NULL NULL 20.12.2024 15:01 20.12.2024 15:01 As Llapi e as Dukagjini nuk arritën të bënin asgjë në ndeshjen hapëse të javës së fundit të sezonit vjeshtor të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja përfundoi me rezultatin që edhe nisi. Ndonëse dy skuadrat patën raste për të ndryshuar shifrat, nuk ia dolën të tundnin rrjetat kundërshtare. Madje në minutat shtesë, Llapi festoi një gol të shënuar, por që i njëjti u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR-i. Nga bankina e Llapit pati protesta të ashpra, pasi VAR-i e anuloi golin e kësaj skuadre. Trajneri llapjan, Tahir Batatina, akuzoi gjyqtarët se e kanë shkatërruar futbollin e Kosovës, duke pretenduar se qëllimisht po dëmtohet skuadra e tij. Llapi nuk e ka asnjë fitore në fraksionin e dytë të sezonit vjeshtor, që do të thotë se të gjitha skuadrat e Superligës kanë marrë pikë ndaj tyre. Me këtë barazim, Llapi shkon në 11 ndeshje pa fitore në Superligë dhe mbetet në pozitën e 8 me 18 pikë, kurse Dukagjini një vend më lart me 21 pikë gjithsejtë nga 18 xhiro. /Klankosova.tv Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse të gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor. Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps. Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!