Vanessa Hudgens flet për lidhjen me Zac Efron (FOTO) NULL NULL 23.04.2019 22:00 23.04.2019 22:00 Vanessa Hudgens ka folur për marrëdhënien e saj me Zac Efron. Aktorja 30 vjeçare zbuloi disa detaje për lidhjen e saj katërvjeçare me aktorin, transmeton Klan Kosova. “Filloi me të vërtetë rastësisht. Unë s’mund të isha më mirënjohëse se kaq që kam pasur këtë marrëdhënie në atë kohë”. “Ishte fenomen dhe të gjithë i kishin sytë mbi mua. Ajo lidhje më mbajti të stabilizuar dhe kisha dikë që të mbështetesha”, shtoi ajo. Vanessa dhe Zac përfunduan marrëdhënien e tyre në vitin 2010. Aktorja aktualisht është në lidhje me Austin Butler, me të cilin është që tetë vjet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.