Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vanessa Hudgens e tregon unazën e fejesës në tapetin e kuq

NULL NULL
25.07.2019 13:00

Ndonëse Vanessa Hudgens mund të jetë shfaqur me unazë të fejesës në tapetin e kuq në premierën e “Once Upon a Time in Hollyëood” në Los Angeles, duket se akoma nuk do të martohet.

Bashkë me të dashurin e saj Austin Butler, që luan në film përkrah Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio, 30 vjeçarja Hudgens e ka treguar unazën e saj me gur diamanti tetëkaratësh nga Norman Silverman Diamonds, të cilën e kishte kombinuar me një palë vathë pesëkaratësh.

Disenjatori i unazës e ka konfirmuar për Page Six Style se ndonëse unaza që ka një gur të madh diamanti është e stilit të unazave të fejesës, Hudgens nuk është fejuar.

Por, megjithatë mbishkrimet në fotografinë që kjo kompani e ka postuar duket se e thonë të kundërtën pasi aty shkruan “nuse e ardhshme”, “ajo ka thënë po” dhe fraza të ngjashme.

Çifti njihen tash e shumë vjet derisa lidhjen e tyre të dashurisë e kanë bërë zyrtare në vitin 2012 në premierën e filmit të Hudgenes “Journey 2: The Mysterious Island”.

Aktorja shpesh poston fotografi të tyre në Instagram, nga ngjarjet e rëndësishme si Vanity Fair Oscar deri tek daljet e zakonshme.

“I vetmi të cilin e shoh”, kishte shkruar ajo poshtë një fotografie të ëmbël të tyre në festën e Shën Valentinit.

 

 

lajme të ngjashme