Vanessa Hudgens duket seksi me tatuazhin e ri NULL NULL 24.01.2020 18:00 24.01.2020 18:00 Vanessa Hudgens duket se po i tregon Austin Butler se çfarë po humb. Ylli i “Second Act” e ka treguar tatuazhin e saj të ri – një lulediell – që është realizuar në një vend shumë seksi, anash gjoksit të saj të majtë. “Dhe për ta përfunduar të enjten….Hahahhahaha”, ka shkruar Hudgens me shaka poshtë fotografisë që e ka postuar pasi që kishte publikuar edhe disa fotografi shumë të nxehta nga një videoklip i vjetër muzikor. 31 vjeçarja ka treguar se këtë tatuazh të ri e ka realizuar artisti i tatuazheve Dragon – i cili i ka realizuar tatuazhe edhe yjeve të tjerë si Ashley Tisdale, Kevin Jonas, Joe Jonas dhe Sophie Turner. View this post on Instagram And to conclude our #thirstythursday Hahahahaha 😂 @drag_ink @bangbangnyc A post shared by 🔮Vanessa Hudgens🔮 (@vanessahudgens) on Jan 23, 2020 at 6:33pm PST Në ndërkohë, është raportuar se Hudgens dhe Butler janë ndarë gjatë këtij muaji pas nëtë vjetësh lidhje dashurie. Por, duket se aktorja nuk ka humbur kohë dhe ka ecur përpara. Ajo së fundmi është parë duke darkuar me yllin e Los Angeles Laker dhe ish të dashurin e Kendall Jenner, Kyle Kuzma. Ajo është parë po ashtu duke e përcjellë një ndeshje të Kuzma. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.