Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Van Morrison, Snow Patrol dhe Ash kërkojnë ndihmë për industrinë e muzikës

NULL NULL
03.07.2020 13:49

Sir Van Morrison, Snow Patrol dhe Ash janë në mesin e afro 150 artistë që kërkojnë “ndihmë urgjente financiare” që industria e muzikës së Irlandës Veriore të mbijetojë.

Ata i kanë shkruar një letër Departamentit për Komunitete (DfC).

Letra iu drejtua ministries Deirdre Hargey dhe në të thuhet  se pandemia e koronavirusit do të kishte “pasoja serioze” për sektorin.

“Si rezultat i Covid 19, puna e shumë njerëzve në sektorin e muzikës ka përfunduar brenda natës”, theksohet në letër.

Ministrja aktuale e Komuniteteve Carál Ní Chuilín tha që ajo do të bisedonte me organizatat për financimin.

Vendet ku bëhet muzikë janë mbyllur që nga mesi i muajit mars, dhe ende nuk ka asnjë indikacion se kur mund të rifillojnë shfaqjet live.

Megjithëse baret në Irlandën Veriore hapen më 3 korrik nevoja për masa parandaluese të shëndetit dhe sigurisë ka të ngjarë të thonë që shumë sish nuk do të presin DJ ose s`do të kenë muzikë live, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.