Van Gaal beson në titull NULL NULL 03.10.2015 09:30 03.10.2015 09:30 Fitorja ndaj Arsenalit do ta rriste besimin tek Manchester Unitedi, thotë menaxheri Louis van Gaal. Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, beson se gjasat e skuadrës së tij për të fituar Premier Ligën do të rriten nëse e mposhtin Arsenalin të dielën. Megjithëse Djajtë janë liderë të Premier Ligës disa paraqitje jo të mira e kanë vënë në dyshim vazhdimësinë e skuadrës. Van Gaal mendon se skuadra beson në titull dhe fitorja të dielën do të ishte hap i madh drejt këtij qëllimi. “Duhet të besosh, gjithmonë. Këtë vit kemi skuadër më të balancuar se vitin e shkuar. Prandaj besoj në titull. Por më me rëndësi është besimi i lojtarëve të mi”. “Për shembull, nëse fitojmë ndaj Arsenalit besimi do të rritet edhe më”. “Por kur arrin një nivel të caktuar për t’u bërë kampion të duhen edhe rrethanat në favorin tënd dhe kjo nuk ndodhë gjithmonë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë