Van Gaal: Arsenali taktikisht superior NULL NULL 01/10/2015 01/10/2015 Holandezi ka lavdëruar kundërshtarët e fundjavës. Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal e ka përshkruar Arsenalin si skuadrën më të mirë “teknikisht dhe faktikisht” në Premier Ligë, para përballjes së tyre të dielën. Skuadra lidere e ligës udhëton në Emirates Stadium këtë fundjavë dhe holandezi ka njohur kualitetin e skuadrës kundërshtare – megjithëse Djajtë e kanë mposhtur në tri nga pesë përballjet e fundit. Por, ai mendon se Arsenali duhet të përmirësohet ende, ndërsa gjithashtu është i bindur se kualiteti i futbollistëve do të duhej të përkthehej në më shumë tituj. “Arsenali është teknikisht dhe faktikisht skuadra më e mirë në ligë”. “Ata nuk kanë fituar shumë, prandaj duhet të përmirësohen”. “Ne jemi në nivel, por mendoj se Arsenali mund të na shkaktojë probleme. E kanë treguar këtë aftësi disa herë”.
Kosova Një vajzë tentohet të futet me dhunë në veturë, shpëtohet nga babai dhe vëllai 3 minuta më parë