Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Van Basten: Depay është i veçantë

NULL NULL
30.05.2015 14:07
Marco van Basten ka folur rreth transferimit të Memphis Depay tek Manchester United. Ai e quajti të veçantë dhe talent të rrallë bashkëkombasin e tij.

Legjenda e futbolllit holandez, Marco van Basten, është i bindur se Memphis Depay do të shkëlqejë me Manchester United.

Depay përfundoi sezonin si golshënuesi më i mirë i kampionatit dhe lojtari më i mirë i ri, me 22 gola të shënuar në sezonin që lam prapa.

Van Basten mendon që bashkëkombasit të tij mund t’i duhet pak kohë që të përshtatet me 13 herë kampionët e Premier League, por është i bindur në talentin e tij.

“Ai është lojtar i veçantë. Është më kualitativ se të tjerët. Depay është një yll i ri me ide të veta, çka mendoj se e bën edhe më të veçantë”.

“Ai poashtu dëshiron të mësojë dhe sa i përket kësaj, mendoj se ai është në duar të mira”.

“Tani Depay duhet të tregoj që di të luajë edhe në Premier League”.

Van Basten lavdëroi edhe trajnerin Lous van Gaal, duke përmedur të arriturat e tij në karrierë.

“Van Gaal është menaxher dhe trajner i mirë e me përvojë. Rezultatet tregojnë se ai mund të krijojë ekipe me mentaitet fitues”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.