Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri Valon Murati vizitoi Gjakovën

NULL NULL
18.05.2015 18:02

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila, sot ka pritur për vizitë Ministrin e Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës z. Valon Murati. Temat që u trajtuan gjatë kësaj vizite në mes të Kryetares së Gjakovës, znj. Kusari-Lila dhe Ministrit të Diasporës, z. Murati , kishin të bëjnë kryesisht me përgatitjet rreth pritjes së bashkatdhetarëve tanë nga diaspora.

Në konferencë për shtyp, kryetarja theksoi se me ministrin janë dakorduar për koordinimin e veprimeve të nivelit lokal me atë qendror lidhur me plotësimin e kërkesave të bashkatdhetarëve që kryesisht kanë të bëjë me kompletimin e dokumentacioneve në gjendjen civile por edhe për mundësitë e ofrimit të kushteve për investime të reja. Kryetarja  Kusari-Lila, ka thënë se komuna tash më është e gatshme sa i përket zgjatjes së orarit të punës në gjendjen civile, po ashtu kemi organizuar edhe aktivitete kulturore të ndryshme dhe veprime tjera të nevojshme për bashkatdhetarët tanë që do të qëndrojnë në vatrat e tyre.

Ministri Murati ka thënë se në kuadër të takimeve që po i zhvillojnë me kryetarët e komunave të Kosovës për përgatitjet që duhet bërë për pritjen e mërgimtarëve, sot edhe në Gjakovë me Kryetaren Kusari-Lila, biseduam për aktivitetet që bashkërisht duhet ti koordinojmë.

“Komunat shpresojmë që janë të mobilizuara  për krijimin e kushteve sa më të volitshme për bashkatdhetarët tanë për kohën sa do të qëndrojnë në Kosovë, duke hartuar një kalendar të aktiviteteve të llojllojshme. Tani duhet të jemi të mobilizuar edhe për faktin se ka filluar procesi i regjistrimit të qytetarëve tanë në diasporë. Njëkohësisht, do të punojmë me kryetarët e komunave që mërgatës tonë të ju ofrojmë edhe mundësi dhe kushte të volitshme edhe për investime”, ka thënë Murati.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.