Valon Murati takohet me Kadarenë në Paris (FOTO) NULL NULL 22.02.2016 20:50 22.02.2016 20:50 Ministri i Diasporës, Valon Murati, në rrjetin social Facebook ka treguar se është takuar me shkrimtarin Ismail Kadare, duke ia dhuruar edhe pullën postare të diasporës. Murati ka treguar se me Kadarenë kanë biseduar për letërsinë, identitetin dhe shkollat shqipe në Diasporë, njofton Klan Kosova. Ky është postimi i plotë i Muratit: “Një kafe, në Café Rostand, me Ismail Kadaren dhe zonjën Elena! Biseduam për letërsinë, identitetin tonë, rëndësinë e shkollës shqipe në diasporë dhe për Samitin e Diasporës që do organizohet sivjet në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. E shfrytëzova rastin që t’ia uroj ditëlindjen e 80-të dhe t’i bëj dhuratë pullën e diasporës, njeriut që aq shumë i dha kulturës shqiptare, duke e bërë të pranishme në nivelin botëror”.