Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Vallja e Verës” e Klajdi Harunit shënon 1 milion klikime në Youtube

NULL NULL
18.10.2015 18:30

Kur sezona e hiteve verore mbaroi, “Vallja e Verës” e Klajdi Harunit erdhi në momentin e duhur.

Pas shumë këngëve e klipeve të artistëve shqiptar, kënga e fundit e këngëtarit të hiteve “Mamica” e “Beqar”, është mirëpritur shumë nga publiku, njofton Klan Kosova.

Titulli i këngës të kujton verën, por brenda në tekst në fakt janë kujtimet e verës që çdo njeri mund t’i ketë kaluar ndonjëherë.

Me tekst e muzikë nga Flori Mumajesi, kjo këngë u bë hit duke grumbulluar kështu 1 milionë klikime, vetëm një muaj pas publikimit.

Klajdi sezonën e verës e kishte goxha të ngjeshur me koncerte në trojet shqiptare, por me sa duket këngëtari nuk ka të ndalur pasi që edhe sezona e vjeshtës po e përcjellë atë me koncerte të shumta brenda dhe jashtë trojeve, anë e mbanë ku ka shqiptar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.