Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vallëzimi i magjishëm me “Love in The Dark” nga Adele

NULL NULL
25.05.2016 12:40

Valltarët DJ Smart dhe Zola Williams e kanë realizuar një vallëzim të mrekullueshëm me këngën e Adele “Love In The Dark”.

Këtë video e ka realizuar koreografi  Jose Omar Hernandez, video e të cilit ka marrë komplimente të shumta nga shumë përdorues të rrjeteve sociale, transmeton Klan Kosova.

“Insiprimet e mija ishin vallëtarët DJ Smart dhe Zola Willimas. Si një koreografi nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të punohet me vallëtarët që kanë talent. Nga një perspektivë krijuese e dija që këta dy vallëtarë janë të përsosur për t’i shtyrë kufijtë e mi”.

Kjo video e ky vallëzim ka ardhur vetëm disa muaj pasi i njëjti çifti vallëtarësh kishin vallëzuar pikërisht me “All I Ask” nga Adele.

Ai tregon arsyet se pse zgjedh pikërisht muzikën e kësaj këngëtare për të bërë koreografi.

“E zgjedh Adele sepse është ka pastërti, sinqeritet dhe gjenialitet rreth muzikës së saj”.

“Muzika e saj është poezi dhe dëshiroj që përmes lëvizjeve të mija të reflektoj këtë poezi”, ka thënë Hernandez.

lajme të ngjashme