Vaksinim ose mbyllje? (VIDEO) NULL NULL 06.08.2021 20:20 06.08.2021 20:20 Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka njoftuar se çdo qytetar i Kosovës që nga data 20 gusht e këtij viti, nuk do të lejohet të marrë pjesë në qendër tregtare, klube të natës apo në ahengje familjare, në qoftë se nuk është vaksinuar të paktën një herë kundër COVID-19. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Visar Humolli në emisionin Info Magazine në Klan Kosova. Ndërkaq Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, ka bërë të ditur se në takimin që e zhvilluan sot me Ministrinë e Shëndetësisë, kërkuan që të zgjatet orari i gastronomisë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnatës. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se zbatimi i këtyre masave është i domosdoshëm, sidomos tani me përhapjen e variantit Delta. Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Gresa Nitaj.