Vajzat që u rritën mes detit NULL NULL 16.07.2015 19:00 16.07.2015 19:00 Një çift që kishte ndërmend të udhëtonte nëpër Karaibe pati një vendim të rëndësishëm për të marrë. “Kur kemi kuptuar se unë jamë shtatzënë me vajzën tonë të parë ne kishim një vendim të madh për të bërë, të vazhdojë më ëndrrën e madhe për të lundruar në Karaibe apo të rehatohemi në Kanada për të krijuar një mënyrë më stabile të jetës” tha gruaja. Ajo tregoi se zgjodhën opsionin e parë, opsion që atyre u ofronte më shumë adrenalinë dhe kënaqësi. “Ne e ndjenim se fëmija jonë do të mund të përshtatej në jetën tonë dhe të bëhet pjesë e aventurës. Paketuam gjithçka, shitëm krejt çka patëm dhe u nisëm” vazhdoi ajo. Çifti tash kanë dy vajza. Ndërsa nëna e tyre tregoi se në fillim familjet e tyre nuk ishin shumë dakord me vendimin se mbesat e tyre do të rriteshin në det por më pas edhe ata e kishin kuptuar se ato do të kishin kënaqësinë të rriteshin më ndryshe se të gjithë. Ajo madje ndjehet e lumtur për këtë mënyrë të rritjes së vajzave të tyre. “Ato nuk kanë frikë nga asgjë. Janë të gatshme për çdo aventurë, i duan sportet ekstreme. Madje në shumë raste ato tregohen më trime se ne” Por nuk ishte gjithçka kaq e lehtë në 5 vitet e lundrimit si mund ta mendojë dikush. “Në 5 vitet e lundrimit, ne kemi pasur shumë telashe. Kemi përjetuar mot të tmerrshëm, sëmundje të detit, mungesë të miqve dhe familjarëve, mërzi dhe disa “armiq” që e kanë vënë në pikëpyetje aftësinë tonë si prindër” tha ajo, transmeton Klan Kosova. “Ne kemi qenë 24/7 për vajzat tona, i kemi rritur ato në ambient dhe me mendje të hapur ndërsa kemi edhe një lidhje të mrekullueshme mes vete. Uroj që kjo të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim” përfundoi ajo.