Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vajzat e reja ‘zgjedhin jetën e amvisërisë’, Behadini: Gruaja tradicionale promovohet padrejtësisht në rrjetet sociale (VIDEO)

NULL NULL
23.04.2026 08:29

Aktivistja, Rita Behadini e ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka komentuar tendencën e grave të Gen Z të cilat po zgjedhin “jetën e amvisërisë” mbi suksesin e karrierës.

Behadini tha se shumë influencere po promovojnë këtë jetë në mënyrë të padrejtë në rrjetet sociale duke i vënë në kurs vajzat e reja që nuk e kuptojnë këtë lloj jete, raporton KlanKosova.tv.

“Gen Z është gjeneratë që tani po kyçet në tregun e punës, janë gjeneratë e cila mendon që është më mirë të zgjedh jetën e një gruaje tradicionale. Nuk e ka vërtetuar që funksionon është ende një eksperiment. Arsyeja që ndodhë kjo është e këtyre grave tradicionale që promovojnë një jetë të tillë në rrjetet sociale që është shumë e padrejtë, sepse vënë në kurs vajzat e reja që nuk e kuptojnë që këto gra që promovojnë jetën e një gruaje tradicionale paguhen. Jeta e një gruaje tradicionale që rri në shtëpi nuk është një jetë që paguhet për këtë, ndërkohë influenceret janë gra që paguhen dhe nuk pasqyrojnë një realitet të qartë. Nga ana tjetër, mendoj që gratë e Gen Z janë rritur në të tjera kushte dhe mund t’ia mundësojnë vetes këtë moment të punojnë apo të mos punojnë”, tha Behadini./KlanKosova.tv.

lajme të ngjashme