Vajza që u shpall këngëtarja më e re e operës në botë në moshën 7-vjeçare NULL NULL 28.03.2022 20:04 28.03.2022 20:04 Guinness World Records njoftoi se një interpretuese e re është shpallur këngëtarja më e re e operës në botë, pasi performoi si profesioniste në moshën 7-vjeçare. Organizata e mbajtjes së të dhënave tha që Victory Brinker e fitoi rekordin në moshën 7-vjeçare dhe 314 ditë pasi mori pjesë në tetë shfaqje profesionale në shfaqjen Lights and Legends të Teatrit Publik të Pittsburgh më 2019. Performuesja e Latrobe, Pa., tani 10-vjeçe, gjithashtu bëri histori më 6 korrik 2021, kur u bë interpretuesja e parë e America’s Got Talent pasi mori një Golden Buzzer nga të katër gjyqtarët. “Unë isha një folëse e hershme dhe fillova të këndoja në moshën 2-vjeçare. Midis moshës 2 dhe 3 vjeç, mësoja përmendësh CD të tëra me zëra të mirë. Unë gjithmonë këndoja”, tha Brinker për Guinness. Ajo shtoi se u interesua për operën pak para ditëlindjes së saj të gjashtë, kur u njoh me formën e artit nga e ëma. Brinker ishte e ftuar në Lo Show Dei Record, serialin televiziv italian të Guinness, dhe u befasua me certifikatën e saj të rekordit gjatë emiisonit që u mbajt të dielën.