Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vajza me sëmundje të rrallë që u bë senzacion i internetit (VIDEO)

NULL NULL
19.05.2016 18:00

Shtatë vjeçarja me një sëmundje të rrallë të gjakut, vitin e kaluar kishte fituar zemrat e shumë personave kur nëna e saj e kishte postuar një video të saj duke vallëzuar Zumba.

Audrey Nathery nga Kentucky është e diagnostifikuar me Diamond Blackfan Anemia, një sindromë e palcës kurrizore që ndikon në aftësinë e trupit të saj që të prodhojë oksigjen, transmeton Klan Kosova.

Trupi i saj nuk është në gjendje që të prodhojë mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, prandaj ajo ballafaqohet me shumë probleme në jetë.

Por në shumë mënyra, ajo është shumë energjike, vallëzon e këndon si shumë fëmijë në botë. Por ndryshe nga ta, vallëzimin e saj e shfaq për 13 milionë persona të panjohur.

Në janar prindërit e Audrey, Scott Nathery dhe Julie Haise, e kishin postuar një video tre minutëshe në Facebook të vajzës së tyre duke e kënduar këngën e Selena Gomez “I Love You Like a Love Song”.

Që kur kjo video është postuar ka marrë hiç më pak se 13 milionë klikime, duke marrë kështu edhe mijëra komente.

Prindërit e Audrey janë të lumtur për klikimet e shumta, por ata përdorin Facebook-un në mënyrë që të rrisin vëmendjen për sëmundjen e rrallë që ka ajo.

Për shkak të gjendjes së saj të rëndë, Audrey deri më tani iu është nënshtruar 20 transfuzione të gjakut dhe nëse gjendja e saj vazhdon kështu atëherë ajo do të detyrohet t’i nënshtrohet edhe shumë të tjerave në të ardhmen.

Gjysma e njerëzve që janë të diagostifikuar me DBA, i’u nevojitet që të bëjnë transfuzione të gjakut çdo tre apo pesë javë.

Ajo gjithashtu ka lindur me një vrimë në zemër dhe kjo ia pamundëson asaj që të rritet si gjithë fëmijët e tjerë.

Por pavarësisht gjithë këtyre vështirësive, Audrey ka shumë energji dhe është shumë pozitive.

Për më shumë shikoni videon më poshtë të kësaj vajze shumë të sëmurë por me shumë vullnet për jetë.

lajme të ngjashme