Vajza kujdesuni për sytë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vajza kujdesuni për sytë

NULL NULL
27/05/2015

Nuk jeni të sigurt nëse përdorimi i ndonjë kremi është i përkryer për syrin tuaj. Madje shpesh ju merrni disa nga ta duke përdorur atë në çdo kohë pa dallim sezone.

Këto kremra të cilat do të ju tregojmë tani, janë disa nga të cilët ju nuk do të ndjeheni më të mërzitur nëse vëreni sytë tuaj të enjtur pasi që nuk keni bërë sy gjumë të mjaftueshëm apo diçka të tillë, pa marrë parasyshë moshën tuaj.

kreme

Në të 20-tat tuaja : Vëreni në sy qarqe të errëta

Posa dilni një natë në klub me shoqëri, ju qëndroni gjatë dhe të nesërmen ju vëreni disa qarqe të errëta kur zgjoheni nga gjumi, patjetër që keni nevojë për Vitaminë D, e sigurisht që janë disa kreme që përmbajnë shumë prei vitaminave, si C, D, B, ju keni nevojë për to sepse keni një lëkurë të hollë, thotë Francesca Fusco dermatologe në një spital në qytetin e Neë York-ut.  Kremi i tillë, është si një balsam i cili zbut lëkurën rreth syve tuaj, këtë mund ta përdorin vajzat rreth të 20-ve.

Nga 30 deri tek mosha 40 vite: Parandaloni rrudhat

Duke qeshur buza-gaz, dëgjoni shaka që smund të përmbaheni, kaloni në vende ku dominon dielli, të gjitha këto do të kenë një rezultat të hidhur paksa, gjatë kësaj periudhe të moshës suaj, për shkak se nuk ka sasi të madhe të kolagjenit përreth syve, ajo është shpesh vendi i parë për një rrudhë, thotë një dermatologe  nga universiteti Yale në Neë York, kështu që patjetër keni nevojë të përdorni një krem i cili ka sasi të përmbajtjes së ujit, dhe në formë gelli.

Këto kremra aplikojini gjithmonë para se të flini vetëm mbi kapakun e syrit, transmeton Klan Kosova.

 

klankosova.tv