Vajza e Bujar Bukoshit: Ai na tregoi se të luftosh për të jetuar, do të thotë të jetosh si njeri i lirë NULL NULL 12.06.2025 10:25 12.06.2025 10:25 Ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, vdiq të martën në moshën 78-vjeçare. Ndërkaq sot po mbahet një mbledhje komemorative përkujtimore për jetën dhe veprën e tij. Vajza e tij, Shota Bukoshi, tha se babai i saj, “aq sa ishte i saktë në skalperin e operacionit, aq ishte edhe i drejtpërdrejtë dhe i guximshëm në ndjekjen e vizionit për vendin”. “Po aq ishte mbështetës, plot dashuri dhe me humor kur ishte te ne në shtëpi”, u shpreh Shota. Ndër të tjera, ajo tha se vitet e fundit, kur babai i saj po përballej me një sëmundje të rëndë, njohën një tjetër dimension të tij. “Në vitet e fundit kur ai u përball me një sëmundje të rëndë, ne njohëm edhe një baba tjetër: luftëtarin që sfidonte sëmundjen me të njëjtën vendosmëri me të cilën përballonte vështirësitë që i sillte politika. Deri në fund të jetës së tij, ai na tregoi se të luftosh për të jetuar, do të thotë të jetosh si njeri i lirë në mendje dhe të mos tërhiqesh përballë asnjë pengese”, citon “Gazeta Express” të ketë thënë ajo. Ajo i falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan Bukoshin dhe familjen e tij në këto kohë. “Në dhimbjen tonë, është një ngushëllim i madh të shohim se vepra e tij dhe kontributi i tij po vlerësohen”, tha Shota Bukoshi. Në këtë akademi mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Në orën 14:00 do të mbahet ceremonia e varrimit te Kompleksi i Dëshmorëve në Velani, Prishtinë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë