Vaji i peshkut nuk sjell përfitime për diabetikët NULL NULL 22.08.2019 20:00 22.08.2019 20:00 Personat që vuajnë nga diabeti i tip 2 nuk duhet të inkurajohen të marrin suplemente të vajit të peshkut omega-3, thonë studiuesit nga Universiteti i Anglisë Lindore. Kishte disa shqetësime që omega-3 mund të ishte e dëmshme për njerëzit e prekur nga kjo sëmundje. Por një shqyrtik i mbi 80 studimeve nuk gjeti prova për këtë, përderisa gjithashtu nuk arritën të gjenin ndonjë përfitim. Studiuesit zbuluan se omega-3 nga vajrat e peshkut kishte pak ose aspak ndikim në gjasat e diagnostikimit të diabetit ose në metabolizmin e glukozës, pa marrë parasysh sa kohë u studiuan njerëzit. Shumica e njerëzve me diabet – 90% – kanë tipin 2, ku pankreasi ose nuk arrin të prodhojë insulinë të mjaftueshme ose qelizat e trupit nuk arrijnë të reagojnë ndaj insulinës. Të qenit mbipeshë ose obezë, apo të keni ndonjë një të afërm të ngushtë me këtë sëmundje rrit rrezikun. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.