Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vaji i kanabisit së shpejti në farmacitë e Maqedonisë

NULL NULL
30.05.2016 21:59

Vaji i kanabisit pritet të përdoret së shpejti për qëllime mjekësore në shtetin fqinj të Maqedonisë.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se vaji i kanabisit do të gjendet në farmaci dhe do t’u jepet përdoruesve pa recetë mjekësore.

Mësohet se vaji do të përmbajë nivel të ulët të substancës psikotrope. Qytetarët maqedonas do  mund ta blejnë kur të duan dhe në çfarëdo qoftë sasie. Mjekët pohojnë se ky vaj është i sigurt për përdorim.

Ende nuk është përcaktuar çmimi i blerjes, ndërkaq aktualisht vetëm një kompani farmaceutike ka licencën për prodhimin e tij.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.