Ushtroi dhunë psiqike ndaj dy personave, arrestohet i dyshuari në Gjakovë NULL NULL 19.04.2025 09:48 19.04.2025 09:48 Arrestohet i dyshuari Një person është arrestuar në Gjakovë pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj dy viktimave, një femre dhe një mashkulli. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari është dërguar edhe në tretman mjekësor, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Gjakovë 18.04.2025-17:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj dy viktimave një femre dhe një mashkulli kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton PK. /Klankosova.tv