Ushtrimet e duhura për plakje të mirë NULL NULL 05.07.2018 10:30 05.07.2018 10:30 Shumë persona janë duke neglizhuar ushtrimet për forcimin e muskujve dhe eshtrave, kanë deklaruar nga Shëndeti Publik në Angli. Kjo organizatë ka lansuar një raport në të cilin jepen disa këshilla për plakje më të mirë dhe ushtrimet e duhura. Përderisa një pjesë e mirë e njerëzve kujdesen për ushtrimet aerobike për një zemër të shëndoshë, gjithashtu duhet t’u kushtohet kujdes ushtrimeve për forcimin e muskujve. Të gjithë duhet të bëjmë ushtrime që na forcojnë të paktën dy herë në javë. Njëri nga opsionet mund të jetë ngritja e peshave. Aktivitete të tjera që mund t’i bëni përfshijnë; tenisin, vallëzimin, lojërat me top, ushtrimet me rezistence, ecje etj.