Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ushtria serbe kurrë s’kthehet në Kosovë” – rrëfimi i ish-presidentit kroat, Stipe Mesiq

NULL NULL
15.06.2025 07:37
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova gjatë ditës së shtunë foli lidhur me aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri.

Ai tha se nëse do të prekej njëra nga shtetet e përfshira në aleancë do të ishte normale të reagonte ndonjëra, megjithëse sa i përket reagimeve nga shteti serb, Mesiq tha se në Serbi ka ende njerëz që nuk kanë hequr dorë nga politika e Sllobodan Millosheviqit, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera ish-presidenti kroat shtoi se Kosova do të kapi hapin me Evropën, ‘herët ose vonë’.

“Kur rusët okupuan Çekosllovakinë për arsye politike, bota nuk reagoi, pastaj kur ushtria sovjetike okupoi Hungarinë bota po ashtu nuk reagoi, kur rusët reaguan, kur politika jugosllave erdhi në konflikt me politikën sovjetike, sovjetikët nuk reaguan se si ta okupojnë Jugosllavinë dhe e dini pse, sepse Tito ishte largpamës këtu dhe ai bëri aleancë me Greqinë dhe Turqinë, që e quajtën “Pakti i Ballkanit”. Sikur Turqia edhe Greqia ishin anëtare të NATO-s dhe nëse preket njëra nga këto tri shtete, këto dy të tjerat duhet të reagojnë, për shkak se dy të tjerët janë anëtarë të Aleancës së madhe, atëherë kjo do të ishte luftë e madhe në Evropë. Kështu Tito bëri që Jugosllavia të kalojë pa konflikt të madh me Bashkimin Sovjetik”.

“Do të ishte normale që të reagonin, por askush nuk do të lëshohet në një rrezik të tillë, sepse problemi nuk është në Kosovë. Kosova herët a vonë do ta kapë hapin me Evropën, kjo shkon udhës së saj, por në Serbi ka asi njerëz që nuk kanë hequr dorë nga politika e Sllobodan Millosheviqit”.

Mesiq foli edhe për fundin e ish-udhëheqësit serb, Millosheviqit dhe të Jugosllavisë. Në lidhje me këtë, ai u shpreh se gozhdën e fundit ua ka dhënë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“E thashë unë kur shkova në Beograd, fola atë se unë jam presidenti i fundit. Sepse e dija që me atë  model Jugosllavia nuk mund të mbahej duhej marrëveshje e re politike. Tito shkoi, partia ra, kurse Armata kërkonte sponsor.  Nga ajo armatë dolën, sllovenët, kroatët, shqiptarët, boshnjakët, mbeti vetëm armata serbe dhe ajo nuk mund ta përfaqësonte Jugosllavinë. Kjo ishte një politikë plotësisht e huqur e Millosheviqit, që na ka kushtuar me aq shumë të vrarë e të plagosur. Pra një politikë e gabuar e atij njeriu e përjetoi shkatërrimin e saj. Por të themi kështu ‘goditjen e fundit, gozhdën e fundit për këtë e ka dhënë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sepse Pakti i Atlantikut , asnjëherë në historinë e tij nuk ka reaguar. Tek kur u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kur u pa që Millosheviqi nuk mund të realizonte qëllimet e tij , vetëm nëpërmjet saj duke shkaktuar edhe më shumë viktima. Sepse së pari qëllimi i tij ishte të zgjeronte Serbinë kah perëndimi, por këtë nuk e arriti”.

“Pastaj Kroacia krijoi ushtrinë , njëjtë bënë Sllovenia dhe Bosnja kështu që ai kthehet kah Kosova që ta spastroj atë vend. Ai ka dashur ta përndjek një popull, pra kosovarët”, u shpreh Mesiq.

Ndër të tjera, ish-presidenti kroat thotë se ushtria serbe kurrë më nuk do të kthehet në tokën e Kosovës.

Dëgjoni rrëfimin e plotë të tij në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.