Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtria izraelite qëllon aksidentalisht dhe vret tre izraelitë të mbajtur peng në Gaza

NULL NULL
16.12.2023 00:11
Të vrarë
Të vrarë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se tre pengje izraelite në Gaza u identifikuan gabimisht si kërcënim dhe u vranë me armë zjarri.

“Gjatë luftimeve në Shejaiya (në Gazën veriore), IDF-ja gabimisht identifikoi tre pengje izraelite si kërcënim. Si rezultat, trupat qëlluan drejt tyre dhe ata u vranë”, tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë kontrolleve në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ka lindur dyshimi mbi identitetin e të ndjerit. Trupat e tyre u transferuan në territorin izraelit për ekzaminim, pas së cilës u konfirmua se ishin tre pengje izraelitë”, shtoi ai.

Pengët janë identifikuar si: Yotam Haim, i cili u rrëmbye nga kibuci Kfar Aza, Samer Talalka, i cili u rrëmbye nga kibuci Nir Am dhe një tjetër peng mashkull, familja e të cilit kërkuan që emri i tij të mos publikohej

IDF-ja filloi menjëherë shqyrtimin e incidentit, tha Hagari.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Hagari tha se zyrtarët e IDF-së “supozojnë se tre izraelitët e vrarë ose u arratisën ose u braktisën nga terroristët” gjatë luftimeve të vazhdueshme në Shejaiya.

Ai tha se nuk ishte në gjendje të përgjigjej menjëherë nëse të tre burrat kishin ngritur duart ose u bërtitën ushtarëve në hebraisht.

lajme të ngjashme