Ushtria e profileve të rreme: Si po e manipulon Qeveria Kurti opinionin publik? (VIDEO) NULL NULL nga saranda aliu 21.01.2025 19:20 nga saranda aliu 21.01.2025 19:20 Dashninë e simpatinë që e ka për kreun e shtetit, nuk mund ta fsheh. Andaj “Marigona Fona”, përmes komenteve të zjarrta po e shpreh afeksionin që e ka për të. “Gëzuar mandati i tretë”, është njëri prej komenteve të “Marigonës” të shkruar në profilin e Kurtit në mes të vorbullës së fushatës elektorale. Mirëpo, a ekziston me të vërtetë Marigona apo ajo mbetet vetëm një server i fshehur prapa profilit fals? E dyta më shumë përkon me realitetin! Në bazë të komenteve, duket si qytetare e zakonshme, me mendime të qarta dhe mbështetje të zjarrtë për partinë e saj të preferuar, por një kontroll i thjeshtë i profilit të saj tregon se ajo nuk ekziston fare. Asnjë nga postimet e saj nuk janë personale, përveç atyre propaganduese, të cilat i kushtohen Vetëvendosjes e kryeministrit Kurti. Në profilin e saj të hapur së fundmi, edhe ato pak të dhëna të ndara me publikun, si për shembull vendi i punës, është i lokalizuar në Maqedoni. Por profili i “Marigona Fonës” nuk është i vetmi profil fals që po qarkullon nëpër postimet e zyrtarëve të Vetëvendosjes, e sidomos të kryeminisitrit Kurti. Të tillë janë edhe qindra të tjera. Çdo kandidat duket se ka me vete një ushtri të padukshme të ndërtuar nga këto profile. Profile të shumta nuk kanë as fytyra e as jetë reale. Por kanë një qëllim të qartë: të manipulojnë opinionin. I tillë është edhe “Mona Mona”. “King i Arbërisë e Dritë e Shqipërisë” është Albin Kurti për një tjetër profil fals në emrin e “Selvije Berishës”. Ky i fundit ka shfrytëzuar fotografinë e një gruaje, në të cilën vërehet qartë se fotoja është e përpunuar. Shumica e profileve false janë gra. Nga ana tjetër, emri i përdoruesit që paraqitet në link është ndryshe nga emri i paraqitur në faqen e profilit. I tillë është i “Merita Merit”, user-i i së cilës është “nick.lutvi.5”. Inteligjenca Artificiale si duket sivjet ka ngulur kthetrat në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohen dy të mitur në Prizren, sulmuan 80-vjeçarin dhe ia grabitën 100 euro (VIDEO) 9 minuta më parë
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 2 orë më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 11 orë më parë