Ushtarët shqiptarë të KFOR-it e kryejnë në Pejë stërvitjen “HELI MEDEVAC” NULL NULL 19.07.2025 18:45 19.07.2025 18:45 Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se efektivët e Batalionit Komando, pjesë e KFOR-it, në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W), në Pejë po vazhdojnë të kryejnë stërvitje. Në një njoftimin e lëshuar për media në Facebook thuhet se Shqipëria është krah për krah me partnerët, gjithmonë të përgatitur për çdo sfidë. “Efektivët e Batalionit Komando, pjesë e Misionit KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-Ë), vazhdojnë të tregojnë profesionalizëm dhe përkushtim jo vetëm në përmbushjen e detyrave operacionale, por edhe në stërvitjet e përbashkëta me aleatët tanë të NATO-s”. “Stërvitja HELI MEDEVAC, e fokusuar në evakuimin mjekësor ajror, ishte një tjetër dëshmi e gatishmërisë dhe disiplinës së trupës sonë”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv