Ushtarët rusë i hyjnë në oborr, çifti i moshuar ukrainas del dhe i dëbon (VIDEO) NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Një çift i moshuar ukrainas i patrembur u përball me një grup ushtarësh rusë të armatosur, duke i konfrontuar, pasi që ata u futën në pronën e tyre. Pamjet tregojë teksa dyshja shkojnë te trupat ruse, në oborrin e përparmë të shtëpisë së tyre, dhe fillojnë të fjalosen me ta, para se t’i dëbojnë. Në pamje, rusët me pajisje të plota luftarake mund të shihen teksa mbërrijnë në portën e mbyllur të shtëpisë së çiftit dhe hyjnë me armët e tyre në pozicionet e qitjes. Por kur dëgjuan ushtarët, dyshja e moshuar marshuan nga shtëpia e tyre dhe kërkuan të dinë se çfarë po ndodh, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Burri fillon t’u bërtasë atyre dhe gruaja e tij e ndjek, me çiftin duke bërë me gisht ndaj ushtarëve që të dalin jashtë. Në mesin e shumë atyre që shpërndanë videon ishte ambasada e SHBA-së në Ukrainë. “Sot ne përshëndesim këtë çift të moshuar, i cili u përball me tre ushtarë rusë”, thuhet në postimin e tyre. Që kur vendi i tyre u sulmua mbi dy javë më parë, ka pasur shembuj të panumërt të ukrainasve që sfidojnë me guxim rusët. #UkrainianHeroes: Today we salute this elderly couple, who stood up to three Russian soldiers. pic.twitter.com/GG7lZ8cfqx — U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 11, 2022
Kosova Molliqaj ia publikon numrin Muratit, kërkon nga qytetarët t’i çojnë mesazh me tekstin “dorëheqje” 30.06.2022 18: 42
Kosova Kryeziu-Hyseni: Edhe Lajçak ka qenë i njoftuar për vendimin për targat (VIDEO) 30.06.2022 18: 39