Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri  

NULL NULL
28.06.2025 14:39

Ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it kanë kryer të shtunën një patrullim rutinor në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, këto patrullime zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të paanshme, me qëllim të ruajtjes së pranisë së dukshme në terren, rritjes së vetëdijes operacionale dhe forcimit të stabilitetit në zonën e përgjegjësisë së Komandës Rajonale Lindje, transmeton Klankosova.tv.

“Këto aktivitete janë thelbësore për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në rajon”,  thuhet tutje në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.