Ushtarët e Maqedonisë së Veriut patrullojnë në Pejë NULL NULL 29.06.2025 10:09 29.06.2025 10:09 Ushtar i KFOR-it Ushtarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët shërbejnë në KFOR, kanë patrulluar në komunën e Pejës. Patrullimi mbetet një aktivitet thelbësor për trupat e KFOR-it, thuhet në njoftimin e lëshuar për media, derisa theksohet se aktiviteti u realizua me transparencë dhe paanshmëri, transmeton Klankosova.tv. “Prania e tyre e vazhdueshme në terren ndihmon në monitorimin e situatës së sigurisë, nxitjen e besimit midis komuniteteve lokale dhe mbështetjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.