Ushtarët e FSK-së që ishin në Ishujt Falkland me ushtrinë britanike kthehen në Kosovë NULL NULL 10.05.2023 23:14 10.05.2023 23:14 Ushtaret e FSK-se Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku bashkë me ushtrinë britanike ishin me mision në Ishujt Falkland, e kanë përfunduar me sukses misionin dhe janë kthyer në Kosovë. Sipas njoftimit, pjesëmarrja e FSK-së në bashkë-zbarkimin me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve, e ngrit nivelin e besimit tek partnerët, përgatit ushtarët për misione dhe rrit nivelin e operacionalitetit të tyre. “Kontingjenti i FSK-së, në misionin “Atlantiku” ka qenë pjesë e integruar e njësive britanike ku kanë realizuar bashkërisht të gjitha fazat e trajnimit dhe praktikave taktike dhe operacionale në mision”, thuhet në njoftimin e FSK-së, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se kontingjenti i FSK-së, në aeroportin “Adem Jashari” u pritën nga Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, kolonel Valdet Berisha e familjarë të ushtarëve. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 31 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 38 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day