Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë në Prishtinë NULL NULL 23.04.2026 14:41 23.04.2026 14:41 Ushtarë çekë, moldavë dhe italianë të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, zhvilluan patrulla në Prishtinë. Sipas njoftimit zyrtar të KFOR-it, këto patrulla synojnë ruajtjen e një mjedisi të sigurt, rritjen e ndërveprimit dhe forcimin e bashkëpunimit, transmeton Klankosova.tv. “Aktivitete të tilla pasqyrojnë angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe për të mbështetur lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.