Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushqimi i vitit 2016-të

NULL NULL
07.01.2016 10:44

Pudingu i zi, është një ndër ushqimet që duket se këtë vit do të ketë një popullaritet të madh për shkak të përfitimeve ushqyese që zotëron. Ky është një ushqim i mbushur me proteina, kalium, kalcium dhe magnez, si dhe të qenit praktikisht pa karbohidrate, pritet të “fluturojë| nga raftet.

Gjithashtu i njëjti është i pasur edhe me hekur dhe zink – dy minerale të cilat shpesh mungojnë në dietat moderne. Hekuri është i nevojshëm për të bërë qelizat e gjakut më të shëndetshme dhe për të parandaluar aneminë (pagjakësinë).

Si super-ushqime bazë të mëngjesit për vitin 2016 janë edhe algat e detit, fasulet e zeza, vaji i avokados, drithërat afrikane dhe uji i mështeknës (lloj druri).

“Ushqimi i shëndetshëm në vitin 2015 ka arritur një nivel të ri dhe këtë vit ne presim që ky trend të rritet edhe më shumë”, ka thënë Darren Beale nga MuscleFood.com.

“Disa prej ushqimeve më kryesore kanë qenë vaji i avokados dhe rrënjët e makës, por ushqimet tjera si kërpudhat dhe pudingu i zi kanë qenë një surprizë për ne”, ka shtuar ai.

“Është shumë mirë që të kesh në dispozicion këtë hulumtim të ri, përmes së cilit mund të gjenden cilësitë e fshehura në ushqim dhe mbetet vetëm të shohim se si do të pritet ky trend i ri”. /albeu.com/

lajme të ngjashme