Ushqimi i ushtarëve, ministria e Mbrojtjes tregon se i kanë katër zgjedhje NULL NULL 02.10.2024 13:22 02.10.2024 13:22 Ministria e Mbrojtjes ka thënë se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës aktualisht në mensa kanë mundësi që ta zgjedhin ushqimin. Për Klankosova.tv, zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi, ka thënë se sot, ushtarët kanë mundësi që t’i zgjedhin katër lloje të ushqimit. “Ushtarët e FSK-së kanë mundësi zgjedhje të paktën katër lloje të ushqimit, shoqëruar me supë, sallatë dhe pije”, tha ajo për Klankosova.tv. Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se ushtarëve sot po u servohet pire, gjellë, pasta, mish, sallatë e pije. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025