Ushqimet që përmirësojnë memorien tuaj NULL NULL 29.08.2017 11:00 29.08.2017 11:00 Më poshtë janë disa prej ushqimeve që ju ndihmojnë me memorien tuaj. Avokado Avokado përmirëson rrjedhën e oksigjenit në tru që mpreh kujtesën dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm të trurit. Peshku Peshqit si salmoni, skumbria dhe trofta mund të mbrojnë trurin tuaj nga dëmtimi dhe përmirësimi i funksioneve të tij. Këto lloje të peshqve përmbajnë acide yndyrore, omega-3 të cilat kanë përfitime të fuqishme shëndetësore për trurin dhe zemrën. Molla Konsumoni mollët por pa i qëruar. Lëkura e mollëve është një antioksidant që mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimer. Gjithashtu, molla e kuqe është më e dobishme për trurin tuaj sesa molla jeshile, transmeton Klan Kosova. Çokollata Çokollata e zezë ka antioksidantë të cilat janë jashtëzakonisht të dobishëm për zemrën dhe trurin tuaj. Për më tepër, çokollata mund të rrisë përqendrimin dhe kujtesën. Boronicat Boronica është burim i pasur i antioksidantëve që mbron trurin nga dëmtimi dhe stresi oksidativ. Boronicat gjithashtu përmirësojnë funksionet njohëse si marrja e vendimeve, arsyetimi, kuptimi verbal, si dhe neurotransmetimi.