Ushqimet që përmbajnë hekur NULL NULL 21.05.2015 11:14 21.05.2015 11:14 Kur ne dëshirojmë të kemi shëndetin e mirë, at’herë patjetër që duhet të kemi edhe ushqimin në nivel. Shpesh ju ka ndodhur kur keni bërë analizat në laborator, dhe më pas jeni ndarë të zhgënjyer pasi që rezultati juaj ka qenë në nivel të dobët apo keni dalë goxha anemik. Për të pasur një shëndet që të mos jeni më anemik atëherë ju nevojitet ushqimi me shumë hekur. Por a e dini vërtetë se në çfarë ushqimesh ndodhet hekuri ? Spinaqi është i pasur me hekur. E gabuar. 100 gram spinaq përmbajnë vetëm 3 mg hekur, çka do të thotë se është shumë pak. Sa për të treguar historinë e vitin 1890, një shkencëtar amerikan bëri autopsinë e një gjetheje spinaqi. Duke kopjuar te dhënat e tij, sekretari bëri një gabim ne presje. Dhe ne vend te shkruante 3mg, shkroi 30 mg. Hekuri gjendet në produktet me origjinë shtazore. E vertetë. Ekzistojnë dy lloje hekuri, njëri që absorbohet më mirë nga organizmi dhe tjetri qe thithet mëngadalë ose thithet me vështirësi. Hekuri gjendet te ushqime si mëlçia, peshku, ndërsa produktet vegjetale përmbajnë hekur që nuk përthithet kollaj nga organizmi. Lëngu i portokallit është i këshillueshëm për hekurin. E vërtetë, pasi portokallet përmbajnë vitaminë C qe favorizon thithjen e hekurit nga organizmi. Po kështu është i këshillueshem konsumimi i frutave dhe perimeve gjatë vakteve, që të shtojnë predispoziten e trupit për të thithur ushqime që përmbajnë hekur. Të gjithë ne kemi nevojën për të njejtën sasi hekuri. E gabuar, pasi nevojat janë të lidhura me moshën, gjininë dhe periudhat e jetës së një njeriu. Çdo ditë një burrë duhet të marrë 9 mg hekur, ndërsa një grua 16 mg. Në rastin kur gruaja eshte shtatzëne atëherë ajo ka më shumë nevojë për hekur deri ne 30 mg. Për një fëmijë nga 1-9 vjeç fëmija duhet te ketë 7 apo 8 mg. Hekuri është i pranishëm me sasi te mëdha në trup. Kjo është gabuar, pasi femrat kanë 2,5gr. ndërsa burrat kanë 4gr. Megjithatë, hekuri mbetet një obligo-element i rëndësishëm për funksionimin e organizmit. Çdo ditë trupi eliminon një sasi të vogël hekuri nëpërmjet qelizave të vdekura, ndërmjet djersës dhe urinës. Prandaj ne duhet ta zëvendësojmë çdo ditë hekurin e humbur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025