Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushqimet që nuk duhet t’i mbani në frigorifer

NULL NULL
22.05.2015 16:51
Kur furnizoheni me ushqime, zakonisht blini shumë nga to dhe vendi i parë që mendoni t’i fusni është frigoriferi. Por, jo të gjitha gjërat mund të vendosen në frigorifer. Sipas Departamentit të Agrikulturës në SHBA, janë disa ushqime që nuk duhet të futen në frigorifer. Kjo sepse në frigorifer ato grumbullojnë sasi të mëdha bakteresh, ndryshojnë aromën dhe shijen.

Patatet

Kur është shumë ftohtë niseshteja që përmbajnë patatet kthehet në sheqer dhe kjo ua ndryshon shijen. Mbajini patatet të mbështjellura në letër në një dollap të kuzhinës apo në ndonjë vend ku temperatura e dhomës është normale.

Mjalta

Mjalta në frigorifer kristalizohet. Mbajeni në temperaturë të dhomës dhe mundësisht në një vend ku ka edhe rreze të diellit.

Domatet

Kur mbahen në frigorifer domatet fillojnë ta humbin shijen. Prandaj edhe ato duhet t’i mbani larg nga frigoriferi.

Mollët

Sikurse domatet edhe mollët në qoftë se rrinë në frigorifer. Edhe mollët mbajini jashtë. Mirëpo nëse doni që t’i keni më të ftohta gjatë ditëve të verës, vendosini ato në frigorifer 30 min para se t’i hani.

Qepët

Vendi më i mirë që t’i mbani qepët është një dhomë e errët dhe e ftohtë. Futini ato në një qese najloni dhe vendosini në pjesën më të errët të shtëpisë tuaj.

Bananet

Edhe bananet nuk duhet mbajtur në frigorifer. Vendosini ato në tavolinën e ngrënies. Nëse ato fillojnë të nxihen mënyra më e mirë për t’i ngrënë është t’i shtypni dhe të formoni pure bananesh.

Turshitë

Ndonëse preferojmë që kavanozat me turshi t’i mbajmë në frigorifer ato nuk e kanë vendin aty. Nëse turshitë mbahen në frigorifer ato e humbin cilësinë. Mirëpo, edhe nëse vendosni që t’i  mbani në frigorifer, vendosini ato në derën e tij. Në këtë mënyrë ato nuk do t’i ekspozohen të ftohtit.

lajme të ngjashme